ATIS SHPK, shoqëri e themeluar dhe që vepron në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS L31601024Q, me seli në adresën “Bulevardi Zogu I, Qendra e Biznesit Tirana, Kati 12, Tiranë, Shqipëri” (këtu e më poshtë referuar vetëm si “ATIS”), i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale dhe ruajtjes së konfidencialitetit të tyre.
Kjo Politikë e Privatësisë (në vijim “Politika”) ka për qëllim të informojë mbi mënyrën se si ATIS mbledh, përdor, ruan dhe ndan të dhënat personale, në përputhje me nenin 13 të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Politika zbatohet në rastet kur ju përdorni faqen tonë zyrtare të internetit dhe/ose shërbimet që ofrohen nga ATIS.
Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë Politikë përpara se të përdorni faqen tonë ose të na jepni të dhëna personale. Duke përdorur faqen tonë dhe/ose shërbimet tona, ju pranoni që të dhënat tuaja të përpunohen në përputhje me këtë Politikë. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e saj, ju lutemi të mos përdorni shërbimet tona.
I. PARIMET MBI TË CILAT MBËSHTETET KJO POLITIKË
ATIS përpunon të dhënat personale duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës, kufizimit të qëllimit, minimizimit të të dhënave, saktësisë, kufizimit të ruajtjes, integritetit, konfidencialitetit dhe përgjegjshmërisë. Këto parime synojnë të garantojnë që çdo përpunim të kryhet në mënyrë të drejtë, të nevojshme dhe të sigurt, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të subjekteve të të dhënave.
II. TË DHËNAT QË MUND TË MBLEDHIM
ATIS mund të mbledhë të dhëna personale kur ato jepen drejtpërdrejt nga ju, kur mblidhen automatikisht gjatë përdorimit të faqes ose shërbimeve, si dhe kur sigurohen nga burime të ligjshme të palëve të treta. Në varësi të rastit, këto të dhëna mund të përfshijnë emrin, mbiemrin, adresën e email-it, numrin e telefonit, adresën IP, vendndodhjen dhe të dhëna të tjera të ngjashme identifikuese ose teknike.
2.1 Të dhëna të dhëna drejtpërdrejt nga ju
Ne mbledhim të dhëna që ju vetë na i vini në dispozicion, për shembull kur na kontaktoni, kur shprehni interes për shërbimet tona ose kur komunikoni me ne përmes faqes apo kanaleve të tjera zyrtare. Këto të dhëna mund të përfshijnë emrin, mbiemrin, email-in, numrin e telefonit dhe informacion tjetër kontakti.
2.2 Të dhëna të mbledhura automatikisht
Gjatë përdorimit të faqes ose të shërbimeve tona, ATIS mund të mbledhë automatikisht të dhëna teknike, të tilla si adresa IP, lloji i pajisjes, shfletuesi i përdorur, sistemi operativ, të dhëna mbi mënyrën e navigimit në faqe dhe informacione të tjera të nevojshme për administrimin, sigurinë dhe përmirësimin e funksionimit të saj.
ATIS mund të përdorë gjithashtu cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit, për të kuptuar më mirë përdorimin e faqes dhe për të optimizuar shërbimet që ofrohen.
2.3 Të dhëna të marra nga palë të treta
Në rastet e lejuara nga ligji, ATIS mund të marrë të dhëna edhe nga palë të treta, përfshirë partnerë, ofrues shërbimesh apo burime të tjera të ligjshme, kur kjo është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve, përmbushjen e detyrimeve ligjore ose zhvillimin e veprimtarisë së saj.
III. QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE
ATIS i përpunon të dhënat personale për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, përfshirë administrimin e marrëdhënies me përdoruesit dhe klientët, ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve, komunikimin me ju, garantimin e sigurisë së sistemeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore ose kontraktore.
Përpunimi i të dhënave kryhet vetëm kur ekziston një bazë ligjore e vlefshme, si pëlqimi i subjektit të të dhënave, nevoja për ekzekutimin e një kontrate, përmbushja e një detyrimi ligjor, mbrojtja e interesave jetike, ushtrimi i një detyre në interes publik ose interesi i ligjshëm i ATIS, kur ky interes nuk mbizotëron mbi të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave.
IV. RASTET KUR TË DHËNAT MUND TË NDAHEN
ATIS mund të ndajë të dhënat personale me ofrues shërbimesh të besuar, partnerë në veprimtarinë e saj, organizata të rrjetit ku bën pjesë, si dhe me autoritete publike ose subjekte të tjera kur kjo kërkohet nga ligji ose është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve, administrimin e marrëdhënieve kontraktore apo zhvillimin e veprimtarisë së saj.
Në çdo rast, një ndarje e tillë bëhet vetëm në masën e nevojshme dhe në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
V. TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
Në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm, ju keni të drejtë të kërkoni informacion mbi përpunimin e të dhënave tuaja personale, të aksesoni këto të dhëna, të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre, kufizimin e përpunimit, kundërshtimin e përpunimit në rastet e parashikuara nga ligji, si dhe ushtrimin e çdo të drejte tjetër që ju njihet nga ligji nr. 124/2024.
Kërkesat për ushtrimin e këtyre të drejtave mund të paraqiten nga vetë subjekti i të dhënave ose nga përfaqësuesi i tij i autorizuar. ATIS i shqyrton këto kërkesa dhe përgjigjet brenda afateve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
VI. TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE
Në kuadër të veprimtarisë së saj, ATIS mund të transferojë të dhëna personale te ofrues shërbimesh, partnerë ose organizata të lidhura të vendosura jashtë vendit të rezidencës së subjektit të të dhënave. Këto transferime kryhen vetëm në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe me masat mbrojtëse të nevojshme.
Në rast transferimi ndërkombëtar, çdo përpunim kryhet në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 124/2024 dhe akteve nënligjore përkatëse. Të drejtat e subjektit të të dhënave mbeten të garantuara edhe në këto raste, dhe koordinimi përkatës kryhet nga Nepunësi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ATIS.
VII. MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE
ATIS ka marrë masa organizative, teknike dhe fizike për të mbrojtur të dhënat personale nga humbja, dëmtimi, aksesi i paautorizuar, përhapja e paligjshme ose çdo formë tjetër përpunimi të papërshtatshëm. Këto masa ndryshojnë sipas natyrës dhe ndjeshmërisë së të dhënave që përpunohen.
Masat e sigurisë përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e aksesit vetëm për persona të autorizuar, monitorimin dhe mbrojtjen fizike të ambienteve, përdorimin e fjalëkalimeve dhe mjeteve të identifikimit, dokumentimin e ndryshimeve mbi të dhënat, si dhe detyrimin e personave që përpunojnë të dhëna të ruajnë konfidencialitetin dhe të respektojnë rregullat e sigurisë gjatë punës.
Si pjesë e këtyre masave, ATIS ka caktuar një Nepunës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 124/2024. Në rast incidentesh që cenojnë të dhënat personale, ATIS njofton autoritetin kompetent brenda afatit prej 72 orësh nga marrja dijeni për cenimin.
VIII. TË DHËNAT E FËMIJËVE
Faqja e internetit dhe shërbimet e ATIS u drejtohen përdoruesve madhorë. Nëse ATIS vihet në dijeni se ka mbledhur të dhëna personale nga fëmijë nën moshën 16 vjeç, do të merren masat e nevojshme për fshirjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
IX. NDRYSHIMET E KËSAJ POLITIKE
Kjo Politikë mund të përditësohet herë pas here në përputhje me zhvillimin e veprimtarisë së ATIS dhe me nevojat për pajtueshmëri ligjore dhe organizative. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare të internetit dhe/ose do të bashkëngjitet në dokumentacionin përkatës kur kjo të jetë e nevojshme.
X. KONTAKT
Për çdo pyetje lidhur me këtë Politikë të Privatësisë ose me praktikat e ATIS për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni në adresën: [email protected].
